Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja sa pritet të arrijnë temperaturat

Këtë të enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 30 °C

në vendet e ulëta: 20 / 33 °C

në vendet malore: 15 / 31 °C.

Sa i përket zjarreve, pritet nivel rreziku “i lartë” në qarkun Fier, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve pritet nivel rreziku “i moderuar”. Në disa prej qarqeve pritet rrezik “i lartë” vetëm ne zona te lokalizuara, konkretisht: Shkodër, Tiranë dhe Vlorë.