Tmerrohen banorët e fshatit, 46-vjeçari gjendet i varur në një pemë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 46-vjeçar është gjetur i varur në një pemë.

Ngjarja ka ndodhur në komunitetin e Kotroni Trikala pasditen e sotme dhe dëshmitar ka qenë një banor i fshatit,

i cili ka parë 46-vjeçarin të varur në një pemë, në një fushë, pak jashtë fshatit.

Policia ka mbërritur menjëherë në zonë dhe po heton rrethanat e vdekjes së tij.

Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një skenar vetëvrasjeje, ndërsa ende nuk është bërë publik emri i viktimës.