Humb jetën tragjikisht në moshën 26-vjeçare modelja e njohur (Emri+Foto)

Miss Venezuela, Riana Viera, ka vdekur tragjikisht në një aksident automobilistik në Orlando, Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ishte një nga modelet më premtuese në botë, por ndërroi jetë në moshën 26-vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo do të merrte pjesë në konkursin e Miss Amerika Latine 2023 dhe Miss Bota 2023, por humbi jetën në një aksident me makinë në liqenin Nona, Florida.

Ka qenë nëna e Arianës, ajo që konfirmoi se vajza e saj ishte duke drejtuar mjetin shumë e lodhur pas një sërë angazhimesh pune.

“Atë e zuri gjumi, ishte shumë e lodhur”, tha Ochoa për Telemundo.

“E kanë ringjallur, por ajo pësoi atak në zemër. Kur do ta çonin në terapi intensive, ajo vdiq aty. Ariana ka qenë gjithmonë mbështetja ime, shoqja ime”, tha nëna e saj.

Babai i Arianës, i cili jeton në Peru, ka aplikuar për një vizë humanitare që të mund të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara dhe të shoqërojë familjen e tij pas kësaj humbjeje. Megjithatë, viza u dha vetëm një ditë pas funeralit të vajzës së tij.

Miss Venezuela po planifikonte një udhëtim në Punta Cana, Republika Domenikane, për të marrë pjesë në konkursin e njohur të bukurisë Miss America Latine 2023, dhe më vonë ajo po planifikonte të bënte debutimin e saj në një shfaqje mode në Nju Jork.

Në SHBA, Ariana Viera dhe familja e saj drejtonin një biznes të quajtur Full House Cleaning, i cili ofronte shërbime pastrimi të shtëpisë.