Automjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur në Fier, në aksin rrugor ‘Levan-Tepelenë’ pasi drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur shtetasit Alketa Lazaj, Vitori Lazaj, 70 vjeçe dhe Ardian Ahmetaj, 46 vjeç.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”, shtetasja Alketa Lazaj, banuese ne Tirane 46 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasja Vitori Lazaj, 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve si edhe po kryen ekzaminimet mjekësore, shtetasi Ardian Ahmetaj, 46 vjeç, banues në Itali, dhe drejtuesja e mjetit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.