‘A t’i dha 5 mijë euro biondi’? Ronaldo jep përgjigjen përfundimtare!

Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Ronaldo Sharka, kë bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në “Instagram”.

Teksa fansat kishin mundësi që t’i bënin pyetje të ndryshme, duket se ata janë fokusuar më shumë në lidhje me ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pasi e pyetën se çfarë marrëdhënie ka me fituesin e “Big Brother VIP 2”, dikush tjetër ka pasur kuriozitet të dijë nëse i ka marrë 5 mijë euroshin që i premtoi Luizi.

“Ta dha 5 mijë euroshin ai biondi?”, e ka pyetur ndjekësi.

“Unë nuk kam kërkuar ndonjëherë lekë dikujt për lëmoshë. Unë kam kërkuar vetëm punë deri më sot. Nuk i dua ato lekë”, i është përgjigjur moderatori i njohur, duke e shoqëruar edhe me një emoji zemër