‘Lëshon gojën’ ministrja Kumbaro/ E quan qytetarin plehrë

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e rrëmbyer nga pasioni i saj për të kryer në perfeksion detyrën që mban, ka përdorur një gjuhë të papërshtatshme, sidomos për një ministre.

Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro ka ndarë një foto të disa mbeturinave, të cilat ishin hedhur jashtë kazanit nga një qytetar.

Duket se kjo pamje ka indinjuar ministren Kumbaro dhe ka quajtur qytetarin që ka hedhur qesen, “plehrë”.

Më pas ajo duket se është qetësuar dhe penduar për fjalën e rrugës që ka përdorur dhe e ka zëvendësuar me “i paudhë”.

Pak javë më parë Kumbaro u bë virale me postimin e saj për çadra falas për qytetarët në plazhe, pas orës 19:00 të mbrëmjes, postim për të cilin pretendoi se ishte një fotomontazh, dhe nuk ishte publikuar asnjëherë nga ajo./CNA.al