Prapë gurorja! Dhunohet kryeplaku në Klos, denoncimi: Më qëlluan me grushte në fytyrë e trup

KLOS- Kryeplaku i fshatit Kerr të Klosit, Sali Muça është dhunuar nga një bashkëfshatar. Ai ka denoncuar se është dhunuar nga Besnik Muça, djali i Vebi Muçës me të cilin ka pasur edhe konflikte. Denoncimin e ka bërë nga spitali, ku i duken edhe shenjat e dhunës, nga ky ka bërë edhe thirrje që të merren masa për dhunuesit e tij. Ndërsa zbulon se shkak për konfliktin është bërë një gurore.

“Kam qenë në kanalin vaditës, kur vjen Besnik Muça i cili ka ardhur menjëherë, më ka goditur me grushte disa herë, në fytyrë e në trup. Më pas është larguar. Unë kam ardhur në spital. Nuk kemi pasur konflikte e asgjë, me djalin.

Por djali i tij merret me gurore, me pyje, për dëmtime me shumë gjëra në fshat, që ne nuk jemi dakord. Ai është një tip mashtruesi. Nga dhuna isha mbuluar me gjak, kam bërë kallëzim penal ne polici. Mbrëmë gjithë natën kam qëndruar në spital për mjekim, po ashtu edhe sot jam për mjekim. Nuk di nëse është marrë masë, por unë kam bërë denoncim direkt. Kërkoj të merren masa nga drejtësia, asgjë më shumë, por vetëm të zbatohen ligjet e shtetit,”- ka thënë ai.

Gjithashtu kryeplaku ka ngritur shqetësimin pasi banorët kundërshtojnë hapjen e gurores, por lidhur me ngjarjen ende nuk ka asnjë reagim nga ana e Policisë së Shtetit.