Armando Meshau 55 vjeç nga Vlora humbi jetën mesditën e së hënës pas një konflikti fizik në qytetin e Vlorës.
Ngjarja e rëndë ndodhi brenda një kancelarie pranë gjykatës së qytetit.
Një person tashmë i identifikuar dhe i shpallur në kërkim nga policia,
pas një konflikti që dyshohet se ka ndodhur për çështje pronash ka dhunuar fizikisht 55-vjeçarin, i cili njihet si ndërtues në këtë qytet, duke i shkaktuar vdekjen.