Aksident i rëndë, automjeti merr përpara kalimtaren

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Berat, në aksin mes Urës së Varur dhe Urës së Goricës.

Dy mjete janë përplasur njëra pas tjetrës në trafik dhe më pas njëra prej tyre ka përplasur një kalimtare që ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Ka qënë mjeti tip “Benz” i cili ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas një tjetër mjet, ku ky i fundit ka goditur 68-vjeçaren.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit.

Fatmirësisht gruaja pa pësuar lëndime të lehta dhe pasi ka marrë mjekimin është larguar për në banesë.

Ndërkohë si pasojë e aksidentit është bllokuar për rreth 30 minuta qarkullimi në të vetmin aks hyrës e dalës në qytet.