Fitime “të fryra” apo të vërteta? Valbona Mema komenton shifrat që marrin ish-banorët e BBV

Deklarata e Bledi Manes, pak javë më parë për fitimet e çmendura të ish-konkurrentëve të BBV, i ka vënë të gjithë në lëvizje.

Mes të tjerave, Bledi, duke iu referuar statistikave, tha se listën e fitimeve e kryeson Luiz Ejlli, i cili fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, postimet në rrjetet e tij sociale, kontratat me koncertet, natyrisht edhe projektet e tjera, filmat.

Efi, gjithashtu fiton nga rrjetet sociale deri në 12 mijë euro. Maestro, po ashtu, fiton në muaj 15-17 mijë euro. Në një intervistë të fundit për “Wake Up”, Maestro pranoi:

“Mesi i korrikut dhe gushti është muaj sulmi për të gjithë ata që merren me aktivitete. Duke qenë se është një muaj sulmi, ka shumë kërkesa.

E nëse i merr me radhë këto kërkesa, mendoj se kjo është e pranueshme”.