Tragjedi në Mesdhe, përmbytet anija plot me emigrantë, raportohet për 41 të vdekur

Të pakën 41 emigrantë raportohet se kanë humbur jetë pasi anija ku udhëtonin u përmbyt në ishullin italian Lampedusa.

Varka ishte nisur nga Sfax në Tunizi, u përmbys ndërsa lundronte në ngushticën e Siçilisë.

Sipas ANSA, 4 persona, tre burra dhe një grua, i mbijetuan tragjedisë pasi u shpëtuan nga një mjeti lundrues.

4 të mbijetuarit, me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe Guinea Konakry, u dërguan në Lampedusa.