Qytetari bën gjestin e pazakontë, gjen zarfin plot me para në urgjencën e qytetit dhe…

Një qytetar me origjinë nga Gjakova ka bërë një gjest mjaft të jashtëzakonshëm, pasi ka gjetur një sasi të konsiderueshme parash dhe menjëherë i është drejtuar policisë duke i dorëzuar.

Bëhet fjalë për një zarf me 8 mijë euro të cilin e kishte gjetur në urgjencë e këtij qyteti në rrugën “Beqir Kastrati”.

Vetë policia e Kosovës bëri të ditur lajmin duke shtuar se paratë e gjetura i janë kthyer pronarit.

“Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Sefaj ka dorëzuar një zarf të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit në rrugën ‘Beqir Kastrati’ në Gjakovë, dhe në të cilin kishte 8,000 euro. Parat e gjetura i janë kthyer pronarit”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.