Aksident i rëndë, makina përplaset me kamionçinën, dy shoferët përfundojnë në spital, zbardhen detajet

Një aksident automobilistik u shënua mëngjesin e sotëm në qendër të fshatit Fier- Shegan në Lushnje.

Një makinë tip Audi me targa italiane u përplas me një kamionçinë transporti,

dhe për pasojë dy drejtuesit kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Aksidenti u shënua rreth orës 05:30 minuta dhe policia do të punojë për të zbardhur shkaqet.