EMRI/ U bë i pasur duke mashtruar se do u jepte tendera biznesmenëve, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar i cili përmes mashtrimit ka përvetësuar shumë të mëdha parash, pasi u premtonte tendera biznesmenëve të ndryshëm.

Në sajë të operacionit “The eye”, u bë arrestimi i Indrit Aliu (Kolleshi), 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm, duke u prezantuar si zyrtar i lartë në institucione, dhe në këmbim të shumave monetare, iu ka premtuar atyre tendera të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare, kontrata dhe dokumente të ndryshme të cilat autori i dyshuar i përdorte për skemën e tij të mashtrimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.