U plagos me armë zjarri në lokalin në Shkodër, kush është 47-vjeçari! Ja si është gjendja e tij shëndetësore

Një 47-vjeçar është plagosur me armë zjarri në një lokal në Shkodër.

Fatmir Odri, nga fshati Xhan, është dërguar në spital ku iu është nënshtruar një ndërhyrje kirugjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Mësohet se i plagosuri është qëlluar me plumb në shpatull.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme (11 gusht) pranë zonës së ish-Sanatoriumit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së Fatmir Odrit.