Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo rrëzon zërat për rikthimin e pandemisë: Nuk ka vend për panik, flamën e Covid-19 e kemi hedhur pas shpine

Mjeku i mirënjohur infeksionist, Tritan Kalo ka reaguar sa i takon rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, të cilat janë rikthyer sërish. Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se muaji korrik ka sjellë një rritje të lehët të rasteve në disa bashki të vendit. Sipas tyre, në vendin tonë ende nuk është izoluar variant i ri i COVID, E.G 5.1, i identifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Europës. Megjithatë, ato bëjnë me dije se disa sekuencime gjenetike janë dërguar në laboratorët e referencës, për të parë cili është variant që po rrit numrin e të infektuarve. Por edhe pse COVID ka një tjetër variant të ri qarkullim, infeksionisti i njohur Kalo thotë se nuk duhet të shqetësohemi. Përmes një statusi në rrjette sociale, ai shprehet se nuk ka vend për panik, ndërsa shpreh bindjen se flama e Covid-19 tashmë i përket të shkuarës. Madje në kushtet kur ka autoritet bëjnë thirrje për vaskinimim e qytetarëve me vaksina kundër pandemisë së Covid-19, doktor Kalo theksoi yshtja e popullatës drejt bërjes një doze tjetër të vaksinës “Pfizer” është absurde. Më poshtë gazeta “SOT” po sjell reagimin e plotë të mjekut të mirënjohur infeksionist, Tritan Kalo të publikuar këtë fundjavë në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ja statusi i plotë i doktor Tritan Kalo:

Mirëmëngjes e fundjavë të mbarë bashkëkombësit e mi në Trevat Arbërore dhe kudo ku frymoni, mendoni e flisni edhe Shqip….Ka disa ditë që opinioni publik si kudo në Botë edhe në Shqipëri, po “gjithollogohet” me daljen në qarkullim të një varianti të ri të virusit Sars-Cov2 (E 5), shkaktari i Pandemisë së Covid-19 të mirëarshivuar në analet e Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive Botërore, por që ende qarkullon dhe do të qarkullojë si çdo virus tjetër para tij, tashmë i endemicizuar në rastet si dhe i gripëzuar në format e tija klinike….ASPAK PANIK…..E kaluara e Pandemisë së Covid-19 nuk mundet të rikthehet për shumë e shumë faktorë objektivë dhe subjektivë…..

Vaksinimi

Në rrethana të tilla ËSHTË E PAVËND yshtja e popullatës drejt bërjes në fillim të Vjeshtës së një doze tjetër buster të “vaksinës Pfizer”, KUR ENDE nuk na janë bërë të qarta rezultatet e mbërritura nga vaksinimi i popullatës botërore me këtë lloj të përzgjedhur vaksine si dhe efektet e saja anësore, vaksinë e prodhuar në kushtet e emergjencës botërore “by cutting the edges “(CEO of Pfizer). Më Shqip, u prodhua duke i “cënuar protokollet e konceptimit, të prodhimit si dhe të studimit klinik të efekteve të saja dobiprurëse dhe anësore” për arsye madhore humanitare….Tashmë jashtë Pandemisë së Covid-19, kemi kohë të mjaftë dhe mendjen edhe më të kthjellët, sepse ende NUKU po ka një ndarëse të saktë midis efekteve anësore të vaksinës si dhe të të “ashtuquajturit Long Covid (Kovid i zgjatur)”……WHO/CDC/ECDC zyrtarisht enkas ende nuk e kanë shpallur të mbyllur “Kapitullin Covid-19”, për arsyet e tyre më shumë komercialo-ekonomiko-politike, se sa të bazuar në tablonë reale epidemiologjike të këtij infeksioni kudo në Botë….Muajt e atyre dy viteve të Pandemisë së Covid-19, (Shkurt-Mars 2020 dhe Shkurt-Mars 2022), të shkaktuar prej virusit jetëlëndues e jetëmarrës të Sars-Cov2 do të mbeten të pa harueshme, për këdo që ishte në përballjen direkte me të sëmurët prej tij…..Ishin muaj tejet intensivë Pune, Profesionalizmi dhe Përkujdesi të përçdo dekike, ndaj kujtdo që trokiti në dyert e mendjes dhe të zemrës së Mantelbardhit Dr. Tritan Kalo….Përpos disa mesazheve vlersuese dhe të mirënjohjes kam marrë me vete këtu në Victoria, BC, Canada edhe një domate të mbledhur në oborrin e pasëm të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUNT, si një simbol i rezistencës biologjike të Natyrës ndaj “kësaj flame mbarëbotërore”….Together forever!!!

Disa detaje nga karriera e mjekut të njohur

Dr. Tritan Kalo, mjek specialist në Sëmundjet Infektive e Epidemiologji dhe mjek specialist në Sëmundjet Tropikale (1983), mjek specialist në Reanimacionin mjeksor (1988), Doktor i Shkencave Mjekësore (1993), Profesor i Asociuar (1999), Mjeshtër i Madh (2022). Tashmë në pension zyrtar pranë familjes në Victorua, BC, Canada, POR jo i pensionuar si kontribuues në dhënien e këshillave mbi Përkujdesin Mjekësor.