U nis me tragetin e linjës për në Shqipëri, ja kur pritet të mbërrijë në Vlorë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pritet të mbërrijë në portin e Vlorës në orën 17:00.

Emri i kryeministres italiane është në listën e pasagjerëve të tragetit Brindisi-Vlorë.

Giorgia Meloni u nis për në Shqipëri ditën e sotme (14 gusht) nga qyteti i Puglia.

Kryeministrja e Italisë është ftuar për të vizituar qytetin bregdetar nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Takimi mes dy liderëve mësohet se është jo zyrtar, ndërsa nuk ka pasur deklaratë publike as nga kryeministri Rama dhe as nga homologia e tij Giorgia Meloni.

Kryeministrja Meloni do të qëndrojë për disa ditë pushime në qytetin bregdetar.