Parashikimi i motit për javën, Hakil Osmani zbulon surprizat që na presin në muajin gusht, çfarë do të ndodhë me temperaturat nga e mërkura

Duke nisur nga e mërkura e kësaj jave, pritet që moti të përmirësohet dhe temperaturat të rriten.

Këtë e bëri me dije Hakil Osmani nga metoalb në një intervistë, duke thënë se deri në të mërkurën mund të ketë reshje të pakta shiu.

Fillim java ka sjellë shpeshtësinë e vranësirave, të cilat do të krijojnë dhe mundësira për reshje të pakta dhe të papërfillshme, të fokusuara këto në zonat lindore.

Duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim, pritet të ketë përmirësim të motit. Kjo do të thotë se do të kemi intervale të gjata me kthjellime që do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Por jo vetëm përmirësim të kushteve të motit, do të kemi dhe temperatura të larta gjatë kësaj jave- tha ai.