Vritet një person në Bulqizë, dyshohet për konflikte të vjetra. Kush janë viktima dhe autori

Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (15 Gusht) në fshatin Homesh në Bulqizë.

Sipas News24 bëhet fjalë për një konflikt të vjetur dhe raportohet se viktimë ka mbetur Dritan Manjani 26 vjeç.

Ndërsa autori i krimit është Dorjan Dema.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku me grupin hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.