Regjistrimet për vitin akademik, ministrja Kushi del me njoftimin e fundit

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar ndryshimet e reja në arsimin parauniversitar, ku në ‘Facebook’ shkruan që tashmë edhe fëmijë 6-vjeç brenda muajit dhjetor 2023-2024 do të kenë mundësi të regjistrohen në klasën e parë.

Po ashtu, ministrja thekson se “Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator”.

Sakaq thekson që ky afat vlen edhe për ata prindër që nuk kanë regjistruar fëmijët gjatë fazës së parë për klasën e parë dhe të dhjetë.

Postimi i plotë:

Me ndryshimet që miratuam në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin ???????????? 6 vjeç ?? deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të ? regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024.

Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në ????‍???? sistemin e-Albania nga ???? data 21 gusht deri më 1 shtator.

?? Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë.