U hodh nga shkëmbi në det! 16-vjeçari e pëson keq në Himarë

Dy adoleshentë janë lënduar në Himarë.

Paraprakisht mësohet se një 16-vjeçar është hedhur nga një shkëmb në det, por ka rënë keq duke u dëmtuar.

Më pas është futur shoku i tij 17-vjeç për ta ndihmuar, që gjithashtu ka pësuar lëndime.

16-vjeçari është nisur drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.

Shoku i tij është jashtë rrezikut për jetën.

/5pyetjet.al