Hapën derën me forcë dhe vodhën biznesin në “Astir”, dy të arrestuar në Tiranë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në zonën e Unazës së Re.

Policia njofton se në kuadër të operacionit “Break”, u bë arrestimi i shtetasve Sh. G., 29 vjeç dhe A. Ç., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në rrugën “Teodor Keko”.

Në video shihet se si dy personat e arrestuar hapin me forcë derën e biznesit dhe pasi mbarojnë punë largohen të qetë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të aparatit celular të shtetasit A. Ç., u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta dy shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale