10 futbollistët më të paguar në botë, vetëm një në Europë. 8 prej tyre luajnë në Arabinë Saudite

Kalimi i Neymar tek Al Hilal për dy sezone, në këmbim të 100 milionë eurove secili, ka nxjerrë në pah edhe një herë shumën e madhe të parave që marrin yjet e futbollit evropian, të cilët vendosin të kalojnë në Arabinë Saudite. Ylli brazilian futet plotësisht në Top-3 të lojtarëve që do të fitojnë më shumë në Ligën Pro të Arabisë Saudite.

“Le Parisien” ka guxuar të bëjë një renditje të lojtarëve më të paguar në planet dhe epërsia e Arabisë Saudite është e frikshme. “Grushti i shtetit” u arrit nga Al Nassr me zbarkimin atje të Cristiano Ronaldos. Portugezi nënshkroi deri në vitin 2025, pasi u nda me Manchester United, në këmbim të 200 milionë eurove në sezon. Shifra të ngjashme do të marrë edhe Karim Benzema për secilin nga tri sezonet me fanellën e Al Ittihad.

Në shkallën e tretë të podiumit është Neymar, i cili nënshkruajti dje për Al-Hilal (klubi tjetër i madh në Arabinë Saudite) në këmbim të pak më shumë se 100 milionë eurove në vit. Një shumë e ngjashme me atë të marrë nga N’Golo Kanté, i cili i tha “jo” ofertës së rinovimit të Chelsea dhe nisi aventurën me Al Ittihad deri në vitin 2026.

Sipas renditjes së “Le Parisien”, janë vetëm dy futbollistë, ndër më të paguarit në planet, pa kaluar ende në Arabinë Saudite. Në vendin e 5-të është Kylian Mbappe, i cili merr rreth 70 milionë euro në sezon te PSG-ja. Më pas është Leo Messi, por tashmë me një hendek të konsiderueshëm në lidhje me pjesën tjetër të të superpaguarve. Argjentinasi merr rreth 45 milionë euro në sezon tek Inter Miami, skuadër amerikane me të cilën nënshkroi deri në vitin 2025.