Me nënën tek koka, efektivi 25-vjeçar vijon të jetë në reaminacion, si paraqitet gjendja e tij

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ne Pilur ku efektivi Redin Caushaj, u plagos rëndë me thikë në qafë.

Caushaj me detyrë inspektor në Lukovë, ndërhyri për të shuar një konflikt edhe pse ishte jashtë shërbimit por u plagos nga 60-vjeçari Thodhori Mërkuri, i arrestuar vetëm pak orë pas ngjarjes.

Sakaq Faxnews ka siguruar foton e të riut në spital, ku gjendja e tij vijon të jetë e rënduar. Në foto duket se krah tij është e ëma, teksa 25-vjeçari vijon të qëndrojë i shtruar në reaminacion.