Plas sherri mes dy të dehurve, pas grushtave përfundojnë në spital

Një sherr banal mes dy personave të dehur raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në qendrën e qytetit të Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, sherri ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit, ndërsa kanë marrë dëmtime dy persona.

Ata janë dërguar në spitalin e Pogradecit për mjekim, ndërsa policia ka filluar hetimet për rastin, duke marrë edhe deklarata të banorëve që janë gjendur aty pranë gjatë sherrit. Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.