Media në zi! Vuante nga një sëmundje, ndahet nga jeta prezantuesi legjendar

Prezantuesi legjendar Sir Michael Parkinson është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, një lajm i cili është konfirmuar nga vet familja e tij.

“Pas një sëmundje të shpejtë, Sir Michael Parkinson është ndarë nga jeta, mbrëmjen e kaluar, nën shoqërinë e familjarëve të tij”.

Familja ka kërkuar që t’ju respektohet privatësia për të kaluar këtë dhimbje.

Me një karrierë të gjatë televizive, ai u shëndëruua në një ikonë në Britani, duke intervistuar personazhe të shumtë.