U fol për përçarje, Meta tregon raportin me Berishën, ja si përgjigjet kur pyetet për kandidatin e Kukësit

U fol për përçarje, Meta tregon raportin me
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se zgjedhja e kandidatit për kryetarin e Bashkisë Kukës është në dorë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë një interviste televizive, Meta theksoi se PL nuk ka një kandidat dhe se do të respektojë çdo zgjedhje që do të bëjë Berisha.

Ilir Meta: Nuk kemi pse të flasim për këtë çështje, qëndrimi është parimor. Nuk kemi një kandidat i cili dëshiron të marrë pjesë në një garë të tillë dhe të kërkojmë mbështetjen e PD apo faktorëve të tjerë. Dihet që fuqia e PD është shumë e madhe dhe ne do të respektojmë çdo zgjedhje që ata do të bëjnë.

Si vijon të jetë marrëdhënia juaj në koalicion? A i ka tronditur Basha marrëdhëniet tuaja?

Ilir Meta: Marrëdhënia jonë është shumë korrekte. Marrëdhëniet e mia me Berishën kanë qenë shumë të mira dhe do të vazhdojnë të mbeten të tilla, sepse janë raporte parimore që kanë në fokus interesin e vendit dhe të demokracisë.

I pyetur nëse do të ketë protesta, Meta u përgigj: “Aksioni do të përshkallëzohet. Çdo ditë një përshkallëzim i angazhimit opozitar dhe qytetar për të sjellë llogaridhënien.

Protestat aty kanë qenë, janë dhe do të jenë sepse pa protesta padyshim që nuk ka dëgjim të zërit të qytetarëve.