Dua Lipa “nuk i ndahet” rivierës shqiptare: Rikthim për disa perëndime më shumë

LOS ANGELES, CALIFORNIA - MARCH 14: Dua Lipa attends the 63rd Annual GRAMMY Awards at Los Angeles Convention Center on March 14, 2021 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Mazur/Getty Images for The Recording Academy )

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është kthyer sërish në Shqipëri për pushime.

27-vjeçarja po shijon disa ditë relaksi larg angazhimeve profesionale.

Pasi vizitoi disa destinacione në Evropë, ylli i pop-it ka zgjedhur sërish jugun e Shqipërisë për pushimet e kësaj vere.

Artistja e njohur ndau me 88.8 milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale një album fotosh që zbulojnë pak nga peisazhet shqiptare.

“Rikthim për disa perëndime më shumë në Shqipëri”, është mbishkrimi që shoqëron këtë foto.

Ende nuk dihet nëse është në shoqërinë e partnerit të saj regjisorin Romain Gavras apo me familjen e saj.

Megjithatë, fakti që Dua Lipa rikthehet herë pas herë në rivierën shqiptare bën që mediat ndërkombëtare të kthejnë sytë tek pushimet e Duas ku shpeshherë edhe në të kaluarën i kanë dedikuar artikuj të tërë duke u kthyer kështu në një ambasadore të denjë për vendin tonë.