Zbuloni “surprizat” e motit për ditën e nesërme, ja sa do të shënojë termometri

Moti për ditën e nesërme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike, ku pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje.

Vranesirat në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Në relievet e larta malore reshjet të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do te fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi 8 – 12m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat:

zonat malore 17 deri 34°C

në zonat e ulëta 17 deri 36°C

në zonat bregdetare 21 deri 35°C