U arrestuan për koncesionin e sterilizimit, publikohet fotoja e biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrit në sallën e gjyqit

Është publikuar fotoja e biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë Klodian Rjepaj në sallën e gjyqit. Në foto vihet re se Rjepaj është i buzëqeshur.

Rrapaj u arrestua me urdhër të SPAK mbrëmjen e 16 gushtit, teksa ishte me pushime në Dhërmi për koncesionin e sterilizimit dhe akuzohet për ‘Mashtrim’.

Pronari i kompaninë me seli në Prishtinë, “Investital LLC”, Ilir Rrapaj,

zotëron 40 për qind të aksioneve të subjektit “SaniService” i cili në vitin 2015, fitoi koncesionin për “ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale,

furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar.