Aksident i rëndë në aksin Elbasan- Peqin, përplasen dy makina, përmbyset njëra prej tyre (Detaje)

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Paulesh, ku nga përplasja e fortë, një nga mjetet ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përmbysur.

Nga ky aksident fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme të shumta materiale.