Aksident në aksin Shkodër-Kryebushat, 2 persona të lënduar

SHKODËR- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër-Kryebushat.

Mësohet se një makinë tip Audi është përplasur me një mur betoni.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 2 persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ka shkuar polcia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.