Hedhja e mbeturinave në rrugë, Rama paralajmëron paketë ligjore ndëshkimesh, ja kur do hyjë në fuqi

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë ligjore ndëshkimesh për personat që hedhin mbeturinat në rrugë. Kreu i qeverisë tha se rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vend-hedhje plehrash.

Ndërsa theksoi se “s’do sjellja e egër e një pakice individësh të pacipë, të dëmtojë shqipërinë e rilindur turistike”, duke shtuar se “paketa e re e ndëshkimeve drastike ligjore do të hyjë në fuqi maksimumi në fillim të vitit të ardhshëm”.

“Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vend-hedhje plehrash.
Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë.

Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, NE S’DO TË LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR E NJË PAKICE INDIVIDËSH TË PACIPË, TË DËMTOJË SHQIPËRINË E RILINDUR TURISTIKE! NJË PAKETË E RE NDËSHKIMESH DRASTIKE LIGJORE PËR HEDHËSIT E PLEHRAVE RRUGËVE, DO TË HYJË NË FUQI MAKSIMUMI FILLIMVITIN E ARDHSHËM”, shkroi Rama.