Temperatura “përvëluese” por dhe rrebeshe shiu e breshër/ Ja si do të jetë moti në javën e ardhshme

Për javën që presim përpara vendi ynë por edhe një pjesë e madhe e Evropës do të përjetojë një tjetër valë të nxehti, ku pjesa më e madhe e ditëve parashikohen me kthjellime.

Sipas parashikimit, në relievet kodrinore – malore, orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat mund të shoqërohen me reshje shiu, me intensitet kryesisht të ulët por hera-herës, do të jenë edhe të vrullshme në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Duke filluar nga fundjava e ardhshme pritet rënie e ndjeshme e temperaturave si dhe reshje shiu në një pjesë të madhe të territorit.