Kristi antireklamë Shqipërisë: Kaosi, narkokultura dhe korrupsioni tërheqin turistët në Shqipëri, jo kostoja e ulët

Ardhja e italianëve në Shqipëri, të cilët në përshtypjet e tyre janë shprehur se nuk kthehen më, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Mes mediave te tjera, ‘Financial Times’ i ka dedikuar vendit tonë një shkrim, ku thuhej se këtë vit një numër i madh italianësh kanë vizituar Shqipërinë.

Duket se të njëjtin mendim nuk ka pasur Krist Aliaj.

‘Opinioni jopopullor: është pikërisht kaosi që vjen nga krimi i organizuar – korrupsioni – infrastruktura e keqe – shërbimi i ulët – elita e pasur e re –

narkokultura… që tërheq turistët – jo vetë kostoja e ulët’, ka shkruar Kristi, duke i bërë antireklamë vendit të tij.