Aksident në Greqi/ Makina përplaset me autobusin dhe shpërthen në flakë, humb jetën 67-vjeçarja

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fokidë, Greqi. Një grua është djegur për vdekje në makinën e saj pas një përplasjeje me një autobus.

Sipas zjarrfikësve, bëhet fjalë për një grua 67-vjeçare, pasagjere në makinë, drejtuesi i mjetit që ka arritur të dalë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Trupi i gruas është gjetur pas shuarjes së zjarrit që kishte rënë në veturën me të cilën ajo udhëtonte, pas aksidentit trafiku, i cili ndodhi në rrethana të panjohura.

Pasagjerët dhe drejtuesi i autobusit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Raportohet se ka disa lëndime të lehta.

Thirrjes për ndihmë iu përgjigjën 14 zjarrfikës me 5 automjete.