Nuk ka qetësi për këtë vend/ Pas stuhisë së tmerrshme, goditet edhe nga një tërmet i fuqishëm

Kalifornia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter,

i cili përkoi me ardhjen e stuhisë tropikale Hilary. Tërmeti ishte me qendër në Ventura County, rreth 4 milje në juglindje të Ojai, i cili ndodhet 80 milje në veriperëndim të Los Anxhelosit.

Kjo erdhi ndërsa banorët po përgatiteshin për shi të dendur dhe përmbytje të mundshme nga stuhia tropikale.

Tërmeti, i cili u raportua rreth orës 14:40, shkaktoi katër pasgoditje, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS).