Zjarr në një lokal në zonën e plazhit në Durrës, dyshohet se…

Një zjarr ka shpërthyer mesditën e sotme në një lokal në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar. Lokali ndodhet pranë vendit të njohur si (xhamia me katër minare).

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke vënë në kontroll flakët.

Mësohet se shkak për rënien e zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.