“Fluturimi” i “X6”-ës në digë, vjen dhe reagimi i policisë: E dimë kush është shoferi, s’e kemi kapur akoma

Kur kanë kaluar rreth 3 orë nga aksidenti i friskhmë në digën e Liqenit Artificial në Tiranë, ka ardhur dhe reagimi zyrtar i policisë.

“Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar drejtuesin e mjetit “BMW X6” që përfundoi në pedonalen e digës së Liqenit Artificial.

Bëhet fjalë për një djalë të moshës së 26 vjeç nga qyteti bregdetar i Durrësit, teksa dyshohet se ka qenë duke lëvizur nga “Rruga e Kosovarëve” në drejtim të digës.

Gjithashtu dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike. Blutë e Tiranës po punojnë për kapjen e tij dhe shoqërimin për kryerjen e veprimeve hetimore”, njofton policia.

DINAMIKA E AKSIDENTIT