U përplas me ‘BMW’ te diga e liqenit Artificial të Tiranës, arrestohet pas disa orësh shoferi! Policia jep detaje

Policia e Tiranës ka arrestuar të riun Eldi Allushi i cili u përplas me automjetin e tij luksoz në orët e para të mëngjesit, tek liqeni Artificial i Tiranës.

Mësohet se pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin, pasi u largua nga vendi i ngjarjes pas përplasjes.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur orës 05:00 të mëngjesit, ku automjeti tip “BMW X6” po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.

Në pamjet e publikuara shihej se makina ishte pa targa, dhe si pasojë e përplasjes është bërë copash, ndërsa gomat janë shkatërruar.