Zi në botën e muzikës, ndahet nga jeta artisti i njohur

Autor dhe këngëtar i të famshmes “L’Italiana”,Toto Cutugno ka ndërruar jetë vetëm një muaj pasi festoi 80-vjetorin. Kanautori mësohet se është larguar sot nga jeta, në spitalin San Raffaele në Milano ku ishte shtruar prej disa kohësh,

ndërsa lajmin e konfirmoi për “Ansa” menaxheri i tij, i cili tha se “pas betejës së gjatë me sëmundjen, Toto ishte përkeqësuar muajt e fundit dhe ndërroi jetë mesditën e sotme”.

Cutugno, i lindur më 7 korrik 1943, është simboli i melodisë italiane jashtë vendit falë “L’Italiano”, teksa numëron 15 pjesëmarrje në “Sanremo” (me një performancë historike në vitin 1990 së bashku me Ray Charles).

Ai është autor i disa hiteve të padiskutueshme të muzikës së vendit fqinj, që e bënë mjaft të njohur edhe jashtë kufijve, nga “L’Italiano” te “Il tempo se ne va”, “La mia musica” apo “Solo noi”, për të përmendur vetëm disa.