Inceneratorët dhe sterilizimi/ Rama “kyç” gojën, i shmanget pyetjeve për aferat korruptive

Kryeministri Edi Rama i është shmangur pyetjeve mbi dy aferat më korruptive, atë të inceneratorëve dhe sterilizimit.

Përballë gazetarëve, kryeministri nuk ka thënë asnjë fjalë për inceneratorët, aferën qindra miliona eurosh, që ka rënduar mbi xhepat e shqiptarëve të varfër.

Po ashtu është shmangur të japë përgjigje edhe për koncesionin e sterilizimit, për të cilin janë arrestuar 8 zyrtarë dhe janë në hetim dy ish ministra, njëri prej tyre Ilir Beqaj.

Për ato që dikur i quante krenarinë e qeverisjes së tij, sot Rama kyç gojën për korrupsionin masiv që është bërë në këto dy koncsione.

Me pretendimin se sot në konferencë do të flasë vetëm për zbulimin e rezervës së naftës në Shpirag, Rama refuzoi të fliste edhe për tensionet me Greqinë dhe gjithashtu për ndyrshimet në qeveri.