Greqia kthen mbrapsht dy automjetet zjarrfikëse të Gjirokastrës në kufi, u nisën për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj

????????????????????????????????????

Greqia kthen mbrapsht dy automjetet zjarrfikëse të Gjirokastrës në kufi.

Mësohet se mjetet së bashku me efektivët zjarrfikës, janë kthyer mbrapsht në Piëen e Kalimit Kufitar të Kakavijës pa dhenë asnjë shpjegim të veçantë vecse i’u është komunikuar që nuk do te kalonin kufirin.

Zjarrfikësit dropullitë e gjirokastritë, u nisën me kërkesën e kryebashkiakëve respektivë Dhimitraq Toli e Flamur Golemi mëngjesin e sotëm për në Greqi, për t’iu ardhur në ndihmë kolegëve të tyre si pasojë e situatës shumë të rënduar të zjarreve që ka prekur fqinjin jugor.

Burime zyrtare nga reparti zjarrfikës pohojnë se janë në gatishmëri për një urdhër të dytë./abcnews.al