E mitura u vetëvar në Pogradec/ Flet psikologia: Jetonte me njerkën dhe babain, që prej divorcit…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Pogradec, ku një 12-vjeçare u gjet e vetëvarur në kasolle pranë banesës së saj, ku ende nuk dihen rrethanat e plota.

Lidhur me ngjarjen, psikologia Valbona Treska se fakti që vajza jetonte me babain dhe njerkën pas divorcit të prindërve ndikon tek fëmijët. Sipas psikologes, fëmija i ka dhënë shenjat e para pas divorcit dhe se mund të ketë vuajtur ndër vite pasi dhe ankthi dhe depresioni janë shtuar jashtë mase.

“Divorci ngarkon të rriturit, por sigurisht edhe fëmijët. Fëmija i ka dhënë shenjat që pas divorcit të prindërve. Nëse individi nuk kërkon ndihmë, atëherë të gjithë personat e tjerë duhet ta kenë në vëmendje dhe duhet të kërkojnë ndihmë, pasi fëmija mund të ketë vuajtur ndër vite. Ankthi, depresioni probleme të shëndetit mendor janë shtuar jashtë mase.

Duhet të tregohet më shumë kujdes, pasi mund të kemi të bëjmë me një gjendje emocionale të rënduar që më pas na sjell pasoja të rënda. Në rastin në fjalë mund të them se është dështim i të gjithëve dhe jo i vetëm familjes”, tha ndër të tjera ajo.