Zbardhet padia me provat “bombastike” në tavolinën e SPAK për kullën e 58-katëshe të Zenit, si po financohet ndërtimi i saj me para të pista

Kulla më e lartë që do të ndërtohet në Tiranës, ku thuhet se fshihet dora e familjes “Berisha” e quajtur ka përfunduar në dyert e SPAK. Partia Demokratike zyrtare dorëzoi më 8 gusht një padi duke i vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha provat që kanë siguruar. Në dosjen që ndodhet në tavolinën e SPAK përmenden të gjithë personat e përfshirë në aferë, që nga leja, si është financuar, cila është kompania, cilat janë të ardhurat e kompanisë, funksionarët që dyshohet se janë përfshirë në korrupsion pasiv në procedurat për ndërtimin e kullës. Mësohet se ky kallëzim është depozituar për 3 vepra penale, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Gazeta “SOT” disponon të gjithë kallëzimin penal. Sot do të zbardhim një pjesë të saj me fakte përvëluese ku zbulohen lidhjet e mafies së ndërtimit me politikën.

Zbardhet kallëzimi i PD në SPAK

PD ka kallëzuar në SPAK, Edi Ramën, kryetar i Këshillit Kombëtar të territorit dhe Kryeministër i Shqipërisë. Erion Veliajn, kryetar i Bashkisë Tiranë. Shoqërinë “Novo Construction 2012” shpk me adresë rruga Kajo Karafili (mbas lidhjes së Shkrimtarëve Tiranë). Biznesmenin Ilir Shtufi, që thuhet se ka lidhje të ngushta me Shkëlzen Berishën, si dhe çdo person i paidentifikuar deri më tani nga ana e PD, por që me veprime apo mosveprime konkrete, rezulton mbas hetimit që ka përgjegjësi penale. Në kallëzimin e PD thuhet se: “Pasi jemi njohur me vendimin nr. 14, datë 08.03.2023, të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin ‘Godinë multifunksionale, shërbim, hoteleri, banim, 58 kate mbitokë dhe 7 kate nëntokë’, me vendndodhje në Rrugën e Barrikadave, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nova Construction – 2012” sh.p.k., duke mbajtur në konsideratë se veprimet dhe mosveprimet e të kallëzuarve kanë dëmtuar rëndë interesin publik që dyshohet se duke përdorur nga njëra anë pushtetin publik kanë dhënë një leje ndërtimi në kundërshtim të hapur me ligjin e cila nga ana tjetër dyshohet se do të ndërtohet në funksion të pastrimit të parave të krimit dhe korrupsionit. Për këto dhe të gjitha rrethanat dhe analizën ligjore si më poshtë, parashtrojmë këtë kallëzim për veprat penale të sipërcituara, duke kërkuar kryerjen e verifikimeve paraprake, regjistrimin e procedimit penal dhe dërgimin e çështjes para gjykatës për të ndëshkuar çdo veprim apo mosveprim të paligjshëm që mund të jetë kryer, për arsyet si më poshtë:

“Në datën 08.03.2023, Këshilli Kombëtar i Territorit me kryetar Kryeministrin Edi Rama, kanë marrë Vendimin nr. 14 nëpërmjet të cilit kanë miratuar: “Lejen e ndërtimit për objektin ‘Godinë multifunksionale, shërbim, hoteleri, banim, 58 kate mbitokë dhe 7 kate nëntokë’, me vendndodhje në Rrugën e Barikadave, Bashkia Tiranë”. Subjekti zhvillues i kësaj leje është shoqëria “Nova Construction 2012” shpk. Shoqëria “Nova Construction – 2012” shpk është në pronësi të Z. Ilir Shtufi, i cili është ortak i një kuote në masën e 91% të vlerës së kapitalit të kësaj. Kjo e fundit është një shoqëri e themeluar më datë 03.12.2012 dhe e regjistruar më datë 04.12.2012 pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Ndërkohë në datën 28.07.2023, me anë të Vendimit nr. 581/10 është zbardhur edhe leja e ndërtimit për godinën e sipërcituar nga Bashkia Tiranë me drejtues kryetarin e saj Z. Erion Veliaj, e cila ende është e pazbardhur për publikun. Ndërkohë nga informacione të pakonfirmuara ka dyshime të arsyeshme se pagesa e taksës të ndikimit në infrastrukturë është bërë nga palë të tretë jashtë kompanisë kështu i kërkojmë Prokurorisë të hetojë lidhur me këtë çështje”, thuhet ndër të tjera në kallëzimin e PD në SPAK.