Emergjenca nga zjarret, Forcat zjarrfikëse shqiptare në luftë me flakët në Greqi

Forcat shqiptare të zjarrfikëses, të mbërritura në Greqi për shkak të emergjencës nga zjarret, kanë nisur menjëherë nga puna.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si forcat zjarrfikëse shqiptare operojnë në terren për fikjen e zjarreve.

Vlen të theksohet se qeveria shqiptare u tregua e gatshme ditën e djeshme për nisjen e forcave zjarrfikëse në Greqi, megjithatë pas disa ulje-ngritjeve në komunikimin mes palëve dhe kthimit njëherë pas të zjarrfikësve shqiptar nga pala greke në Korçë, ministri grek i Mbrojtjes Vassilis Kikilias bëri një hap pas duke kërkuar ndihmën nëpërmjet ambasadores shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga për të shmangur mekanizmin e Bashkimit Europian për shkak të burokracive.

Kikilias gjithashtu i telefonoi vetë ministrit Niko Peleshi për të dakorduar nga të dyja palët nisjen e 10 makinave zjarrfikëse, dhe rreth 50 forcave zjarrfikëse dhe personel mbështetës.