12-vjeçari sulmohet nga qentë, dërgohet me urgjencë në spital me plagë të shumta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Delvinë, ku mësohet se një fëmijë është sulmuar nga 6 qenë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije 12 vjeçari është paraqitur në urgjencën e Sarandës me plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe me hemorragji.

Fëmija me iniciale Sh. H, është sulmuar nga 6 qen në fshatin Rusan të Delvinës, ndërsa ndodhej në një stan.

Fëmija mësohet se po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin “Petro Nako” të Sarandës.