Klithma dhe të qara te Rana e Hedhun, momentet pas sherrit me 2 të plagosur. Banorët: Ishin të pirë, thyenin gota e shishe në lokal

Albert Gjinaj, 28 vjeç dhe Gentian Nikolli mbetën të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ndodhi në Shëngjin të Lezhës, te “Rana e Hedhun”.

Ora news ka publikuar pamjet nga vendi ngjarjes pak minuta pas shkrepjeve të armëve të zjarrit në zonë.

Në video dëgjohen klithma dhe të qara njerëzish.

Mësohet se mes personave të përfshirë në këtë përleshje të armatosur ka pasur fillimisht një sherr banal.

Më pas, nën efektin e pijeve alkoolike, ata kanë filluar të thyenin gota dhe shishe brenda lokalit të tre vëllezërve ku po qëndronin.

Ndërkaq policia rrethoi zonën dhe në njoftimin e saj bën bëri me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ka identifikuar dhe autorët.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit A.Gj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe G.N. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit B. C., F. C. dhe K. C., dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.