Publikohet Harta Live/ Rënie e lehtë e temperaturave, ja cilat zona i shpëtojnë “ferrit”

Sot pritet pritet të ketë reshje të dobëta shiu në të gjitha qarqet e vendit. Ndonëse prej ditësh është parashikuar të ketë reshje në shumë pak zona ka rënë shi.

Ndërkohë për sa i përket temperaturave do të ketë ulje me disa gradë por të cilat do të qëndrojnë në nivele të larta 37°C në zonat e ulëta.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 33°C

në vendet e ulëta: 23 / 37 °C

në vendet malore: 16 / 29 °C

Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.