Tragjedia në Ksamil ku humbën jetën dy turistë italianë/ Njëri nga viktimat sapo kishte festuar ditëlindjen! I mituri hyri në kthesë jashtë korsie dhe

NIKOLETA KOVAÇI/ Mëngjesi i djeshëm ka qenë fatal për jetën e dy të rinjve italianë, të cilët pasi kishin festuar ditëlindjen e njërit prej tyre në Ksamil janë nisur në drejtim të Sarandës.

Fati i keq i tyre, nga Saranda në drejtim të Ksamilit ishin nisur edhe dy adoleshentë, njëri 17 vjeç dhe tjetri 16. Në një kthesë, i mituri që ka qenë në timon ka dalë para motorit, me të cilin udhëtonin italianët duke i zënë poshtë. Për pasojë, dy turistët kanë ndërruar jetë në vend. Dy të miturit, të tronditur kanë kërkuar ndihmë, për pasojë ata janë dërguar në spital, ndërsa policia dhe ambulancat kanë shkuar në vendin e tragjedisë. Për pasojë është vënë në pranga djali që drejtonte mjetin tip “Mercedez”, ndërkohë që kreypolici i vendit ka kërkuar pezullimin e zinxhirit komandues të Policisë Rrugore.

NGJARJA

Dy turistë italianë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano, humbën jetën tragjikisht në aksident. Motori, me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ‘Mercedes Benz’, që drejtohej nga një adoleshent. Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të ditës së sotme, 24 gusht 2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”. Policia e Shtetit njoftoi se është pezulluar nga detyra nënkomisari i Policisë Rrugore në Sarandë, Adriatik Shehu. “Benzi”, drejtohej nga 17- vjeçari, Elio Rr. që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën. I mituri është arrestuar dhe akuzohet për dy vepra penale, “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne mënyrë te parregullt” sipas nenit 291. Burimet thanë se makina i ka prerë rrugën motorit të turistëve. Për pasojë ndërruan jetë në vend dy turistët italianë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se ‘Benz’- i lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit, por është gjetur në kahun e kundërt, çka dyshohet se i ka prerë rrugën motorin tip ‘Honda’. Automjeti për shkak të shpejtësisë në kthesë ka dalë në kahun e kundërt ku ka goditur motorin. Përplasja ka qenë tejet e fortë. Dëshmitarët në orët e para te mëngjesit tregojnë për ngjarje horror. Trupat e viktimave janë gjetur me dëmtime të shumta, poshtë makinës që i përplasi.

Ndërsa 17-vjeçari që drejtonte makinën dhe shoku i tij 16 vjeç kanë marrë plagë të lehta dhe po mjekohen në spitalin e Sarandës.

POLICIA

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, pezulloi nga detyra shefin e Policisë Rrugore në Sarandë, Adriatik Shehun, si dhe ka vënë nën hetim drejtuesit e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, pezulloi nga detyra shefin e Policisë Rrugore në Sarandë, pas aksidentit në aksin SarandëKsamil që i mori jetën 2 të rinjve turistë italianë, pas përplasjes së motorit të tyre nga një automjet që drejtohej nga një adoleshent 17-vjeçar pa patentë. Policia ka pezulluar Shefin e Policisë Rrugore në Sarandë, Adriatik Shehun, si dhe ka vënë nën hetim drejtuesit e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Në reagim për mediat thuhet se do të hetohen edhe drejtues të policisë rrugore “për mos marrje masash për parandalimin e aksidenteve”. Në aksin Sarandë-Ksamil ku ndodhi edhe aksidenti tragjik, është ngritur një grup hetimor për të nxjerrë përgjegjësit.

MEDIAT ITALIANE

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin e rëndë ku dy turistë italianë humbën jetën në një aksident tragjik. Domenico Gritto, 23 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 33 vjeç, me origjinë nga Pozzuoli, humbën jetën mëngjesin e sotëm nga një aksident rrugor në Sarandë. Mediat italiane kanë publikuar fotot e dy turistëve që humbën jetën. Dy të rinj nga Pozzuoli (Napoli), Vincenzo Tizzano, 33 vjeç, dhe Domenico Gritto, 23-vjeç, të dy me banim në Monterusciello, humbën jetën gjatë natës në një aksident në Shqipëri, ku ndodheshin me pushime. Ata po ktheheshin në banesat e tyre, pasi festuan ditëlindjen e Tizzano-s. Sipas hetimeve, motori i tyre është përplasur me një Mercedes, që drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili do t’i kishte prerë rrugën mjetit të tyre. Përplasja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 24 gushtit, përgjatë rrugës që lidh Sarandën me Ksamilin.